Reja: Ende nuk ka përfunduar asgjë rreth kualifikimit

10 tetor 2021 | 16:37

Trajneri Edy Reja shmang euforinë pas fitores me Hungarinë. Trajneri italian ka thënë se ende asgjë nuk ka përfunduar për kuqezinjtë.

“Nuk ka mbaruar asgjë, u thashë futbollistëve që ishte një fitore e bukur, por nuk kemi arritur asgjë përfundimtare. Ne mund të luajmë me këdo, kemi mentalitetin e duhur. Kemi luajtur, por jo në vazhdimësi. Kemi bërë gjëra të mira dhe të jo të mira. Ishte kënaqësi që kemi fituar dy ndeshje me Hungarinë”, ka thënë Reja.

“Jo, mund të them se nuk jam plotësisht i kënaqur mund të bënim më mirë. Në pjesën e parë patëm vështirësi në mesfushë, në të dytën ndryshuam, kishim mundësi zgjedhjeje. Të arrish fitoren në Hungarinë më lumturon, kanë vuajtur shumë djemtë, sidomos në 10 minutat e fundit. Në fazën mbrojtëse nuk kemi vuajtur, ata patën nja dy raste, por ne jemi mbrojtur shumë mirë”, ka shtuar Reja.

Trajneri italian është pyetur edhe për ndeshjen e radhës që Shqipëria e zhvillon kundër Polonisë, konkretisht për aktivizimin e sulmuesit Armando Broja. “Nuk e di përse i bëni këto pyetje. Nuk ka rëndësi, kemi 23 lojtarë, janë të gjithë të barabartë. Mendoj se ata që janë në bankinë, janë më vendimtare, sepse ata që luajnë nga fillimi e kanë më të vështirë. Broja, me shpejtësinë që ka, bëhet i rrezikshëm kur ka hapësira. Është djalë i ri, duhet të rritet, të ketë më shumë rendiment dhe duhet të përmirësohet”, ka deklaruar Reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dominic Boesel ka arritur t’i hakmerret boksierit Haxhi Krasniqi duke…