Reja: Hysaj bëri paraqitje të jashtëzakonshme me Anglinë

02 prill 2021 | 17:47

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se Elised Hysaj bëri një ndeshje të madhe me Anglinë.

Për “Revista Napoli”, tekniku italian është shprehur se kishte menduar tërheqjen para se të drejtonte Napolit, teksa ka zbuluar se do të vaksinohet për dy ditë.

“Te Napoli ka shumë miq të cilët do të doja t’i shikoja përsëri. Pas dy ditësh do të vaksinohem dhe do të jem më i qetë. Vaksina është mënyra e vetme, në të kundërt kjo pandemi nuk zhduket. Është e detyrueshme që të gjithë ta bëjnë atë. Hysaj bëri një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Anglisë. Luajti tri ndeshje radhazi me Shqipërinë dhe nuk kishte ndonjë problem fizik. Napoli mbetet emocioni im më i madh i karrierës. Para se të shkoja te Napoli kisha menduar të largohesha nga trajnimi. Kujtimi im më i madh i jetës është i lidhur me Napolin”, ka thënë Reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj iniciativës se…