Reja: Jam i lumtur për kualifikimin e Shqipërisë, nuk ndihem xheloz
19 dhjetor 2023
| 13:20
Ish-trajneri i Shqipërisë, Eduardo Reja u shpreh se nuk ndihet aspak xheloz për kualifikimin e madh të arritur nga kuqezinjtë e Silvinhos, në “Euro 2024”.
“Jo, aspak. Ishte një vazhdimësi e punës së nisur disa vite më parë. E gjeta Shqipërinë në një moment pak të vështirë dhe u munduam të ndryshojmë. Edhe kundërshtarët ishin më të fortë, pasi Polonia e këtij edicioni ishte më e dobët se ajo që u përballëm ne. Gjithsesi skuadra është cilësore dhe Sylvinho ka bërë një punë të mirë. Jam shumë i kënaqur që djemtë ia dolën dhe jam edhe pjesërisht krenar për atë sukses të tyre”, ka thënë Reja.