Reja kërkon lojë dhe pikë ndaj Moldavisë
Loja e mirë e kombëtares shqiptare në sfidën e zhvilluar ndaj Turqisë u pasua nga zhgënjimi në finalen e sfidës në Stamboll me humbjen e pamerituar, diçka që sipas trajnerit Edy Reja, ka lënë shenjë te kuqezinjtë.
“Ishim disi nervozë pas ndeshjes me Turqinë, më shumë për rezultatin sesa për lojën. me rëndësi ka të mbajmë këtë intensitet pasi rezultate do të vijnë”, ka thwnw Reja.
Pavarësisht se kualifikimi në grup është diçka e pamundur, transferta në Kishiniev, kundër Moldavisë përfaqëson një shans për të marrë rezultat, përveç lojës së mirë. Objektiv është vendi i tretë.
“Nëse rikuperohen të gjithë nuk kam ndërmend të ndryshoj gjë në formacionin titullar. Nuk mendoj se do bëj ndryshime domethënëse. Na intereson të vazhdojmë me paraqitjet e kohëve të fundit edhe pse të luash jashtë me Moldavinë nuk është e thjeshtë. Na vunë në vështirësi në përballjen e parë dhe shënuam në fund. Kemi detyrën ta vlerësojmë si duhet. Çdo ndeshje ka një historinë të sajën”, ka deklaruar Reja.