Reja: Kualifikimi është i vështirë, varet nga ndeshja me Turqinë
Trajneri i Shqipërisë, Eduardo Reja, në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ka dhënë opinionin e tij për futbollistët kuqezinj që luajnë në Serinë A. 72-vjeçari italian foli edhe për eliminatoret e “Euro 2020” dhe mundësitë që ka Shqipëria për t’u kualifikuar. Trajneri italian e lavdëroi formën e Hysajt për formën e mirë, por fjalë të mira patë edhe për mbrojtësin Berat Gjimshiti. “Tani për tani Hysaj nuk është prekur nga mosaktivizimi te Napoli. Ai shënoi një gol të bukur kundër Islandës. Unë dua ta shfrytëzoj nga mesfusha e lart dhe Hysaj po dëshmon se është shumë i aftë edhe në këtë qasje taktike. Rritja e Gjimshitit? E kam pasur lojtar edhe vite më parë. Ai ishte një futbollist i mirë. Tani është më i pjekur, po bën më shumë se mirë tek Atalanta. Aty ka qenë gjithmonë një nga më të mirët. Pavarësisht prej vështirësive mbrojtëse, Gjimshiti është gjithmonë mjaftueshëm në rolin e tij”.
Trajneri Reja mendon se kualifikimi varet nga ndeshja me Turqinë. “Fitorja kundër Islandës: Kualifikimi do të jetë i vështirë, do të varet shumë nga rezultati që do të marrim në Turqi. Ne duhet ta fitojmë këtë transferim, plus ndeshjen tjetër kundër Moldavisë, gjithmonë larg shtëpisë, që të kemi shpresë. Përndryshe, bëhet e vështirë”, ka deklaruar ai.
Strategu italian që në të kaluarën e drejtoi skuadrën e Lazios ka shprehur mendimin se shqiptarët janë të kënaqur me lojën që po e aplikon kombëtarja kuqezi. “Grupi ynë nuk është i lehtë, Franca është mbi të tjerat. Islanda është, gjithashtu, një ekip i mirë, por e merituam fitoren e fundit ndaj saj. Ne po bëjmë një punë të mirë, kam ndryshuar shumë lojtarë, duke futur të tjerë, që dëshmuan se e meritonin më shumë. Ne po përparojmë. Në Shqipëri thonë se kurrë nuk kanë parë të luajnë futboll si ky. Shpresoj se mund të bëjmë edhe më mirë”, ka përfunduar Reja.