Reja, pas barazimit ndaj Uellsit: Mbrojtja shumë mirë, çaloi kundërsulmi

06 qershor 2021 | 07:39

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja, foli pas barazimit pa gola në miqësoren ndaj Uellsit.

Trajneri italian është shprehur i kënaqur me lojën e paraqitur nga lojtarët kuqezi.

“Më pëlqeu shumë sjellja e skuadrës. Erdhëm këtu me një dëshirë të madhe për ta treguar aspektin karakterial. Vuajtëm në pjesën e dytë, sepse ata futën një sulmues të fortë fizikisht dhe luajtën me topa të gjatë. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por vuajtëm pak në sulm. Uellsi është skuadër shumë e fortë. Luajmë shumë mirë në pjesën mbrojtëse, por duhet të jemi më të shpejtë dhe më të saktë në kundërsulm. Në pjesën e parë bëmë mirë, por në pjesën e dytë vuajtëm pak”, ka thënë Reja.

“Më pëlqyen të gjithë. Seferi pati pak hapësira, por luftoi shumë. Balaj luajti mirë në pjesën e parë. Manajn me topin është shumë i mirë, është nga sulmuesit më të mirë që kemi. Në përgjithësi më pëlqyen të katërt sulmuesit. Dua të nënvizoj edhe faktin se Selmani ishte debutues, por bëri paraqitje shumë të mirë. Në aspektin taktik të gjithë mbrojtësit bënë mirë. Sigurisht mund të kemi bërë ndonjë gabim të vogël në dalje, por në përgjithësi kemi bërë mirë. Duhet të kemi parasysh se luanim ndaj lojtarëve shumë cilësorë. Ata bënin shumë presing, janë shumë të fortë fizikisht. Gabimi i vetëm ishte vuajtja në pjesën e kundërsulmit. Në aspektin karakterial treguam gjëra të mëdha. Nëse kishim më shumë siguri kur e nisnim aksionin, do të bënim akoma më mirë”, ka shtuar Reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erdhi pa frikë nga një jetë ilegale prej vitesh dhe…