
Reja publikon listën për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë
28 maj 2019
| 14:33
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll nisi grumbullimin zyrtar për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Trajneri Edy Reja publikoi listën e të grumbulluarve, ku bien në sy mungesa e Strakoshës, rikthimi i Mavrajt e Cikalleshit dhe thirrja për herë të parë e Kumbullës.
Lista e futbollistëve
Portierë: Berisha, Hoxha dhe Selmani.
Mbrojtës: Aliji, Hysaj, Ismajli, Ajeti, Kumbulla, Balliu, Veseli, Mihaj, Binaku, Dermaku, Mavraj.
Mesfushorë: Abrashi, Basha, Memushaj, Kaçe, Ndoji, Qose, Xhaka, Ramadani, Lenjani.
Sulmues: Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Sadiku, Grezda, Roshi.