Reja shpall listën e Kombëtares për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë

03 tetor 2021 | 18:22

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka bërë publike listën me emrat e 25 lojtarëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Lista kuqezi ka pak ndryshime në krahasim me grumbullimin e fundit, teksa risia është rikthimi i Ivan Balliut, i cili po kalon një formë të mirë me Rayo Vallecanonn në Spanjë. Ndërkaq, rikthehen në dispozicion Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Federic Veseli, të cilët munguan në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike. Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mesfushorët Qazim Laçi dhe Armir Abrashi, i cili është dëmtuar pak ditë më parë dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

Pjesa tjetër e listës nuk ka ndryshime, teksa pas impenjimeve me klubet në fundjavë lojtarët do të grumbullohen të hënën në kompleksin Tropikal në Durrës për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë vendimtare për Kombëtaren në eliminatoret e Botërorit. Shqipëria renditet aktualisht e dyta në Grupin I me 12 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa më 9 tetor do të sfidojë Hungarinë në transfertë. Më 12 tetor në “Air Albania” kuqezinjtë do të presin Poloninë, aktualisht rivalin direkt për vendin e dytë.

Lista e lojtarëve

Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Gentian Selmani, Elsied Hysaj, Ivan Balliu, Ardin Ismajli, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ermir Lenjani, Lorenc Trashi, Frederic Veseli, Erjon Hoxhallari, Kastriot Dermaku, Enis Çokaj, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Odise Roshi, Endri Çekiçi, Nedim Bajrami, Bekim Balaj, Armando Broja, Sokol Cikalleshi, Rei Manaj, Myrto Uzuni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim…