Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka një ndryshim të fundit në listën e Kombëtares. Sulmuesi Ernest Muçi do të vihet në dispozicion të Kombëtares A që nga dita e nesërme për dy ndeshjet e Botërorit 2022.
Lojtari i Legias së Varshavës ishte në listën e Kombëtares U-21 për ndeshjet e Europianit ndaj Sllovenisë dhe Kosovës, por tashmë ai do të kalojë në urdhrat e trajnerit Reja.
Në vendin e tij në Kombëtaren U-21 është thirrur Eridon Qardaku, futbollist i cili aktivizohet me Bylisin e që ka qenë edhe më parë pjesë e skuadrës Shpresa.
Qardaku është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit U-21, që ka nisur tashmë përgatitjet për ndeshjet e EURO 2023 ndaj Sllovenisë dhe Kosovës më 12 dhe 16 nëntor.