
Reja tregon se a do të luaj Mavraj ndaj Moldavisë
10 qershor 2019
| 16:45
Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja në konferencë për medie është pyetur për mbrojtësin Mërgim Mavraj.
Strategu italian nuk ka treguar se a do të luaj nga fillimi mbrojtësi Mavraj, pasi dëshiron që fillimisht formacionin të zbulon para futbollistëve.
“Nuk e di a do jetë nga fillimi. Në fillim do ua them atyre formacionin, pastaj shtypi, sepse kështu e kam zakon, nuk është mungesë vlerësimi për mediat”, ka deklaruar Reja.