Reja: Xhaka e braktisi Shqipërinë
08 nëntor 2021
| 13:04
Trajneri Edy Reja ka folur edhe një herë për situatën e Taulant Xhakës në Kombëtaren e Shqipërisë. Sipas trajnerit italian, Xhaka është ai që e ka refuzuar në vazhdimësi ftesën e kombëtares.
“Xhaka thotë gënjeshtra, por ai po tallet me të gjithë ne. Një herë nuk e kam grumbulluar, por më pas ka refuzuar gjithmonë. Ai thoshte që nuk jam mirë, por ndërkohë luante me klubin. Balliu do të vijë, por më tha pse nuk po vjen këtë herë për këtë problem shëndetësor. Është një situatë krejt tjetër. Xhaka nuk ka qenë i ndershëm me Shqipërinë dhe me mua, sepse i kemi çuar ftesë gjithmonë, por nuk vinte sepse pretendonte se ishte i dëmtuar. Unë nuk braktis asnjë, ndërsa ai braktisi Shqipërinë. Ta sqarojmë këtë gjë, njëherë e mirë”, ka thënë Reja.