Reja zbardh listën e futbollistëve

21 mars 2021 | 11:44

Shqipëria është gati për ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit në vitin 2022 dhe ditën e sotme FSHF ka publikuar listën e futbollistëve që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Edy Reja për tre ndeshjet e muajit mars.

Kuqezinjtë përballen me Andorrën më 25 mars, kurse më pas presin Anglinë më 28 mars në stadiumin “Air Albania”. Më 31 Shqipëria luan në transfertë me San Marinon.

Në listën e publikuar nga FSHF dallohen disa risi, si Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj, të cilët ftohen për herë të parë në kombëtare. Ka edhe rikthime, si ai i Arlind Ajetit, i cili po luan rregullisht në Serie B me Reggiana. Mungon Kastriot Dermaku, i cili vjen pas një dëmtimi dhe kohët e fundit nuk është aktivizuar.

Nga Superiorja është vetëm një lojtar, mbrojtësi Erjon Hoxhallari, ndërsa jashtë ka mbetur portieri Alban Hoxha, vendin e të cilit e ka zënë Gentian Selmani. Mungesë tjetër në listë edhe ajo e Lindon Selahit, i cili këtë sezon i ka pasur minutat me pikatore.

LISTA E SHQIPËRISË PËR NDESHJET ME ANDORRËN, ANGLINË DHE SAN MARINON

PORTIERË: Thomas Strakosha, Etrit Berisha, Gentian Selmani
MBROJTËS: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Frederic Veseli, Albi Doka, Mario Mitaj, Erion Hoxhallari, Arlind Ajeti, Hysen Memolla
MESFUSHORË: Keidi Bare, Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Sherif Kallaku, Enis Çokaj, Nedim Bajrami, Ledian Memushaj, Ermir Lenjani, Odise Roshi
SULMUES: Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Florian Kamberi, Rey Manaj, Myrto Uzuni.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar Qeverinë…