Reja zbulon pse nuk u ftuan Mavraj, Sadiku dhe Xhaka
06 tetor 2019
| 12:54
Edi Reja, trajneri i Kombëtares shqiptare, në konferencën për shtyp teksa prezantonte listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat me Turqinë dhe Moldavinë ka dhënë shpjegime edhe për mungesat e disa lojtarëve.
Edi Reja për mungesën e Mavrajt: “Kam folur me Mavraj këtë javë, ai do të operohet në krah dhe do të kthehet me ne në sfidat e radhës. Edhe Sadiku ka probleme familjare kam folur me të dhe ka një gjendje të veçantë familjare dhe më kërkoi leje”.
“Xhaka nuk është grumbulluar sepse dua t’u jap hapësirë të rinjve Selahi, Seferi,. Nuk dua të krijoj situata të pakëndshme, me lojtarë që rrinë në tribuna. Edhe Trashi e kishim në grup para një grumbullimi, por luan vazhdimisht dhe meriton të ketë shansin”