Rejhane Vuniqi tallet me konferencën e Xhelal Sveçles
Situata e krijuar pas kthimit nga Zvicra të deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka bërë që edhe ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të gjejë kohë për reagim dhe për tallje.
Rejhane Vuniqi ka vlerësuar se ishte patetike konferenca e djeshme e ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku, sipas saj, ai kishte mbledhur të gjithë gazetarët për ta kërkuar lokacionin e Pacollit.
Shkrimi i plotë:
Qoma lokacionin ose dal para trenit… sa patetike u duk sot konferenca e U.D. i Ministrit të Punëve të Brendshme ku i kishte mbledhë të gjithë gazetarët për të ia kërkuar lokacionin Presidentit Pacolli ose përndryshe bohet nami. Po për mjekët serbë që hynë sot në Kosovë, a e dijmë lokacionin dhe a duhet edhe ata të karantinohen apo ska nevojë se ata skanë me votu????