Reka çuditet me heshtjen e Kosovës dhe Shqipërisë karshi kandidaturës së tij (Video)
I ka hyrë i vetëm garës për president. Madje fushatën është duke e bërë vetëm me disa fletushka.
Kandidati i parë shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ndonëse rrugës ka gjetur përkrahje të masës, është shprehur i habitur me heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë karshi kandidaturës së tij.
Vetëm pak kohë më parë, shqiptarët e Tuzit kanë dhënë shembullin se të bashkuar mund të fitojnë, kurse e njëjta nuk po ndodh në Maqedoni.
Kjo ka bërë që Reka të adresojë kritika për Bashkimin Demokratik për Integrim, parti kjo e cila ka dal në krah të kandidatit maqedonas të LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Në një intervistë për “Kosovapress”, Reka ka thënë se ky është momenti i fundit që Maqedonia e Veriut ta ketë një president shqiptar, teksa ka treguar edhe arsyet që e kanë shtyrë që t’i hyjë garës presidenciale.