Reka: Diplomacia serbe po ripozicionohet si tampon zonë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka thënë se diplomacia serbe është duke u ripozicionuar si tampon zonë në mes të Lindjes dhe Perëndimit, duke maksimaluzuar sipas tij interesimin e ShBA-së dhe të Rusisë.
Reka ka thënë se Serbia është i vetmi vend që synon anëtarësimin në BE, pa u bërë pjesë e NATO-s paraprakisht.
“SFRJ & JNA, vegjetuan gjatë në kopshtin e luftës së ftohtë. Ato u zhduken, vetëm kur ra perdja e hekurt bipolare. Me rikthimin e luftës së re të ftohtë, diplomacia serbe po ripozicionohet si tampon zone e re në mes të Lindjes dhe Perëndimit, duke maksimaluzuar interesimin e ShBA-së dhe të Rusisë. E vetmja negocion me Brukselin, pa zbatuar sanksionet ndaj Moskës, dhe e vetmja synon anëtarësimin në BE, pa u anëtarësuar paraprakisht në NATO. Shqiptarët nuk shfrytëzuan tri dekadat e kaluara për pozicionim strategjik dhe u vonuan, si gjithnjë gjatë kthesave të mëdha historike”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/