Reka e Maqedonci takojnë luftëtarët e UÇK-së të Batalionit Atlantiku, bëjnë homazhe edhe te dëshmorët Bytyqi
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili po qëndron për vizitë në Nju Jork.
Reka së bashku me Maqedoncin kanë zhvilluar edhe disa takime, me luftëtarët e UÇK-së të Batalionit Atlantiku, me përfaqësues të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatimit të Ligjit, si dhe kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve Vëllezërve Bytyqi.
“Me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij të punës në Nju Jork. Takime me luftëtarët e UÇK-së të Batalionit Atlantiku dhe homazh tek varrezat e dëshmorëve Vëllezërve Bytyqi, si dhe me përfaqësues të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Zbatimit të Ligjit”, ka shkruar Reka në “Facebook”.