
Reka e përkujton masakrën e Reçakut me simbolin e lulëkuqes (foto)
15 janar 2023
| 13:52
Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Reçakut.
Ai ka vendosur që t’i përkujtojë ata me lulëkuqen, të cila është duke u kërkuar që të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë.
“Reçaku: dhimbje dhe lavdi. Gjenocidi nuk harrohet!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.