
Reka: Fotografitë janë edhe një provë për gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka ka marrë pjesë në Monroe University në Nju Jork në hapjen e ekspozitës së fotografive: “Krimet serbe në Kosovë 25 vjet pas”, organizuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Këshilli Shqiptaro-Amerikan dhe organizata New Life for Kosova.
Ai ka theksuar se fotografitë janë edhe një provë për gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë.
“Në Monroe University në Nju Jork, në hapjen e ekspozitës së fotografive: ‘Krimet serbe në Kosovë 25 vjet pas’, organizuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Këshilli Shqiptaro-Amerikan dhe organizata New Life for Kosova. Fotografitë janë edhe një provë për gjenocidin e fundit të Serbisë në Kosovë, si vazhdimësi e zbatimit të 35 programeve serbe për shfarrosjen e shqiptarëve, për më shumë se një shekull. Si atëherë edhe sot, gjyqësia ndërkombëtare, mbeti e heshtur dhe e vonuar. Justice delayed, is justice denied”, ka shkruar Reka.