Reka fton qytetarët të nënshkruajnë për kandidaturën e tij për president të Maqedonisë së Veriut
Profesori i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, Blerim Reka, ka shpallur kandidaturën për president të Maqedonisë së Veriut.
Ai do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut.
Reka përmes një postimi në llogarinë e vet “Facebook”, i ka ftuar qytetarët e Maqedonisë, që të dielën të nënshkruajnë për kandidaturën e tij.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar qytetar, ju faleminderoj nga zemra për përkrahjen, e cila vetëm e përforcoj bindjen time për vendimin e drejtë, për tu kandiduar për president.
Ju ftoj që po këtë entuziazëm mbështetës ta dëshmoni edhe gjatë ditëve në vijim me nënshkrimet tuaja për kandidaturën time.
Zyrat e mbledhjes së nënshkrimeve do të hapen nesër (E diel, 3 Mars 2019) nga ora 09.00 në qendrat rajonale të Komisionit Shteteror Zgjedhor: Bërvenicë, Bogovinë, Butel, Çair, Çashkë, Çuçer Sandevë, Dibër, Dollnen, Gazi Babë, Gostivar, Haraçinë, Jagunovcë, Kërçovë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Ohër, Petrovec, Prespë, Saraj, Shutorizare, Sopishtë, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Veles, Vrapçisht, Zelenikovë, Zhelinë.
* Ju lutem, letërnjoftimet ti keni me vete.