Reka: Jugosfera 2.0
11 nëntor 2019
| 11:37
Ish kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka reaguar ndaj Samitit të Ohrit.
Reka ka deklaruar se në këtë samit ka rënë perdja edhe e trelaterales së Ohrit.
“Jugosfera 2.0. Ra perdja edhe e trelaterales së Ohrit. Aty pranë Shën Naumit, të cilin Zogu ia dhuroi Pashiqit, krijuesit të Partisë Radikale Serbe, kryetar i së cilës sot është Vuçiqi. Ky, i vetëdijshëm që sot nuk ka as Zog që pranon union nën kurorën e karagjorgjeviqeve e as hoxhë, për Shqipërinë, si Republikë të 7 të Titos, propozon tash Union Ballkanik. Por, nën hegjemoninë e Beogradit. “Për hajr” Jugosfera 2.0!”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/