Reka kërkon mbështetje nga Picula për liberalizimin e vizave

16 prill 2020 | 16:45

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka bërë me dije se sot i ka dërguar një letër falënderimi anëtarit të Parlamentit Evropian Tonino Picula, për përkrahjen e tij të vazhdueshme për rrugën evropiane të Kosovës si dhe mbështetjen e tij të fundit në letrën e përbashkët mbështetëse të ca euro-parlamentarëve për Qeverinë Kurti në detyrë.

“Njëkohësisht në këtë letër, i kërkova z. Picula, i cili njëherësh është edhe kryesues i Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor, mbështetjen për liberalizimin e vizave, në vigjilje të samitit të Zagrebit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, sidomos në drejtim të bindjes së ca shteteve anëtare, për heqjen e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli kosovar ka hyrë në muajin e parë të pezullimit…