Reka: Kosova me dy sfida të vjetra
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka thënë se mosshfuqizimi i Rezolutës 1244 dhe moskrijimi i ushtrisë janë dy sfida të vjetra të Kosovës.
Ai ka thënë se e para nuk zhbëhet pa pajtimin rus në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kurse e dyta nuk bëhet pa votën serbe në Kuvendin e Kosovës.
Mirëpo sipas Rekës, që të dy kundërshtarët mund të zbuten vetëm me “bindjen miqësore” të ShBA-së.
“Kosova po hyn në dekadën e dytë të shtetëndërtimit, me dy sfidat e vjetra: të jashtmen (mosshfuqizimin e Rezolutës 1244/99); dhe të brendshmen (moskrijimin e ushtrisë). E para, nuk zhbëhet pa pajtimin rus në KS të OKB-së. E dyta nuk bëhet, pa votën serbe në Kuvendin e Kosovës. Por, që të dy kundërshtarët mund të zbuten vetëm me ‘bindjen miqësore’ të ShBA-së. Pos, nëse ndërkohë, ne vet nuk ia kthejmë shpinën të vetmit aleat strategjik”, ka shkruar Reka, në llogarinë e vet në “Facebook”.