Reka: Liberalizimi i vizave është jetik për qytetarët e Kosovës

11 mars 2020 | 09:07

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, është takuar me ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Gjatë takimit u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, më theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendën Evropiane për Reformave dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri Reka falënderoi ambasadoren Willems për përkrahjen e vazhdueshme të Holandës, dhe njëkohësisht theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për t’u përshtatur me dinamikën e këtij procesi.

Njëkohësisht ministri potencoi se liberalizimi i vizave është jetik për qytetarët e Kosovës dhe nevojitet përkrahja e Holandës dhe shteteteve të tjera anëtare të BE-së për të përmbyllur këtë kaptinë.

Po ashtu, ministri Reka kërkoi përkrahjen dhe mbështetjen e Holandës në procesin e përgjithshëm integrues.

Nga ana e saj ambasadorja Willems konfirmoi mbështetjen e Holandës për aspiratat e Kosovës për integrim evropian.

Ajo rikonfirmoi rëndësinë e implementimit të  Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendën Evropiane, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të shohin rezultatet konkrete në jetën e përditshme të tyre.

Lidhur me liberalizimin e vizave, ambasadorja Willems theksoi që Kosova duhet të tregojë rezultate konkrete në implementimin e vazhdushëm të të gjitha kritereve, specifikisht të atyre të lidhura me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona specifikisht në fushën e integrimit evropian dhe sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, ia…