Reka, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë fabrikën e prodhimit të helikopterëve në ShBA
15 janar 2025
| 21:38
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori, Blerim Reka, ka bërë me dije se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, kanë qëndruar në kompaninë amerikane ‘Skiorsky’, një nga më të mëdha në botë për prodhimin e helikopterëve.
“Me ministrin e mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, gjeneralin Bashkim Jashari, në kompaninë amerikane ‘Skiorsky’, një nga më të mëdha në botë për prodhimin e helikopterëve, përfshirë edhe Black Hawk”, ka shkruar Reka në “Facebook”.