Reka me kryetarin e Nju-Jorkut në hapjen e restorantit të ri në Manhatan të vëllezërve Sinanaj
26 tetor 2023
| 13:09
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në hapjen e restorantit të ri në Manhatan të vëllezërve Sinanaj.
Në kuadër të kësaj ngjarje, ai është takuar edhe me kryetarin e Nju Jorkut, Eric Adams.
“Me të parin e Nju Jorkut, prefektin Eric Adams, mbrëmë në hapjen e restaurantit të ri në Manhatan të vëllezërve Sinanaj”, ka shkruar Reka.