Reka merr pjesë në ceremoninë e betimit të prefektes së Fairview, Violetta Berisha: Ajo i bëri krenarë të gjithë shqiptarët
04 janar 2024
| 14:30
Shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka bërë me dije se ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit solemn të prefektes së Fairview, Violetta Berisha, të parës shqiptaro-amerikane në krye të qytezës në historinë e saj 139-vjeçare.
Me këtë rast, Reka ka thënë se Violetta Berisha, ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
“Mbrëmë në ceremoninë e betimit solemn të Prefektes së Fairview, Violetta Berisha, të parës shqiptaro-amerikane në krye të qytezës në historinë e saj 139-vjeçare. Në praninë e guvernatorit të Nju Xhersit, Phil Murphy, kongresistit Bill Pascrell, e zyrtarëve të lartë të këtij shteti amerikan, Violetta na bëri krenarë gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Reka në “Facebook”.