Reka merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 50-vjetorit të Komitetit Nacional për Politikën e Jashtme Amerikane
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 50-vjetorit të Komitetit Nacional për Politiken e Jashtme Amerikane.
Me këtë rast, ambasadori Reka ka takuar diplomatë, ish-zyrtar të Departamentit Amerikan të Shtetit, Pentagonit dhe ambasadorë në OKB.
“Mbrëmë, në gala mbrëmjen, e 50 vjetorit të NCAFP (Komitetit Nacional për Politiken e Jashtme Amerikane). I nderuar, si i vetmi ambasador nga Ballkani, të isha në tryezën kryesore, me presidentin e bordit, Jeffrey Shafer dhe me ish-sekretarin e thesarit Robert Rubin, laureatin e çmimit prestigjioz: ‘Morgenthau’. Takova shumë diplomatë, ish zyrtar të State Departamentit e të Pentagonit dhe ambasadorë në OKB.Pas 25 vitesh ligjërimi studentëve për teorinë realiste të Morgenthaut në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbrëmë isha në jubileun gjysmëshekullor të këtij këshilli të ambasadorëve amerikan, të themeluar pikërisht nga prof. Morgenthau!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.