Reka merr pjesë në premierën e filmit ‘Mundije’ në Nju-Jork

09 dhjetor 2024 | 16:27

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasori Blerim Reka, ka bërë me dije se ka marrë pjesë në premerën e filmit “Mundije”.

Reka ka bërë me dije se producenti Farmir Bardhoci, i ka noftuar edhe për filimin e tij të ri në Hollivud, i cili i dedikohet luftës në Kosovës dhe gjenocidit të Serbisë kundër popullit shqiptar.

“Në premierën e Nju-Jorkut të filmit amerikan ‘Mundije’, ku luajnë aktorë të Hollivudit, (Lazenby, Roberts, Pare, Sapienza, Miano, Kuzmina, Salvano), pjesëmarrës në festivalin e Venecias dhe konkurrues në festivalin ndërkombëtar Big Apple të Nju-Jorkut. Në këtë event të mbajtur dje në Anthology Film Archive të Manhatanit, në praninë e ish-kongresistit Joe Dioguardit dhe bashkatdhetarëve tanë, producenti Fatmir Bardhoci njoftoi edhe për filmin e tij të ri në Hollivud: ‘Undefeated Roots’, për luftën në Kosovë dhe gjenocidin e Serbisë kundër popullit shqiptar”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jo një, as dy, as tre, por plot katër autobusë…