
Reka merr pjesë në pritjen e organizuar nga përfaqësuesja e përhershme e Britanisë në OKB
10 nëntor 2022
| 19:34
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasadorja Barbara Woodward, përfaqësuese e Përhershme e Britanisë së Madhe në OKB.
Kjo pritje është bërë në vigjilje të konferencës: “Preventing Sexual Violence in Conflict Initiative – (PSVI)”.
“Mbrëmë, në pritjen e organizuar nga Ambasadorja Barbara Woodward, Përfaqësuese e Përhershme e Britanisë së Madhe në OKB në vigjilje të konferencës: ‘Preventing Sexual Violence in Conflict Initiative – (PSVI)'”, ka shkruar Reka në “Facebook”.