Reka merr pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar për familjen e veprimtarit Harry Bajraktari
09 qershor 2024
| 16:40
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë mbrëmë në shfaqjen e filmit dokumentar për familjen e veprimtarit shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari.
“Mbrëmë, në Yonkers të Nju Jorkut, në shfaqjen e filmit dokumentar për familjen e veprimtarit shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari. ‘The Bayraktari journey: The American Dream’, një rrëfim suksesi për familjen që për një gjysmë shekulli nga vendosja në SHBA, nuk e harroi vendlindjen”, ka shkruar Reka në “Facebook”.