Reka merr pjesë në simpoziumin e 100-vjetorit të misionit diplomatik të Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë
09 shtator 2024
| 21:42
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në OKB në simpoziumin me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të misionit diplomatik të Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë.
“Sot, në OKB me ambasadoren Janina dhe ambasadorin Bushati në simpoziumin me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të misionit diplomatik të Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Përgëzime Misionit të Shqipërisë në OKB, Ambasadës së Shqipërisë në Washington, Librarisë Fan Noli në Boston dhe shoqatës Vatra në Boston”, ka shkruar Reka në “Facebook”.