Reka mori pjesë në promovimin e librit për masakrën serbo-jugosllave kundër shqiptarëve në Tivar

14 nëntor 2023 | 15:09

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në promovimin e librit për masakrën serbo-jugosllave kundër shqiptarëve në Tivar: “The Long Winter of 1945-Tivari”, të autorëve Ana Di Lellio dhe Dardan Luta.

Ai ka shkruar në “Facebook” se edhe Nju Jorku e mësoi të vërtetën që ne të gjithë e dinim, nga rrëfimet e të mbijetuarve të këtij tmerri.

Postimi i plotë i tij:

Në Universitetin e Nju Jorkut (NYU), në promovimin e librit për masakrën serbo-jugosllave kundër shqiptarëve në Tivar: “The Long Winter of 1945-Tivari”, të autorëve Ana Di Lellio dhe Dardan Luta.
Edhe Nju Jorku e mësoi të vërtetën që ne të gjithë e dinim, nga rrëfimet e të mbijetuarve të këtij tmerri: si ato të familjarit tim nga Ferizaj, axhës Shaban dhe të Azem Hajdinit-Xani mik i familjes, të memorizuara në librat e tij.
Me njërën nga bashkë-autoret e librit, Prof. Dr. Anna Di Lellio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aurora Nura, studiuesja e shkencave ekonomike, e ngriti zërin për…