Reka në OKB merr pjesë në konferencën ‘Fuqizimi i të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit…’
14 dhjetor 2023
| 19:14
Reka në OKB merr pjesë në konferencën ‘Fuqizimi i të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit…’
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka përfaqësuar Kosovën në OKB, në konferencën “Fuqizimi i të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit, paqes dhe stabilitetit: formësimi i një të nesërme më të ndritshme”.
“Sot në OKB, përfaqësova Republikën e Kosovës, në konferencën: “Empowering Youth for Reconciliation, Peace and Stability: Shaping a Brighter Tomorrow”, ku folës kryesor ishte ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani”, ka shkruar Reka në “Facebook”.