Reka: Në vitin 2019 Kosova do të hyjë në dy procese paralele sfiduese
Ish-diplomati dhe profesori i së drejtës ndërkombëtare, Blerim Reka, ka thënë se në vitin 2019 Kosova do të hyjë në dy procese paralele sfiduese: përfundimin e negociatave me Serbinë dhe fillimin e përballjes me Gjykatën Speciale.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Reka ka shkruar se në të dyjat, roli i SHBA do të jetë vendimta.
“Në vitin 2019, Kosova, do të hyjë, në dy procese paralele sfiduese: përfundimin e negociatave me Serbinë dhe fillimin e përballjes me Gjykatën Speciale. Në të dyjat, roli i SHBA do të jetë vendimtar. Pas 7 vitesh shterpe të eksperimentimit me neutralitetin asimetrik të “Dialogut të Brukselit”; çështja e fundit e hapur në rajon, do mbyllet me një “Kemp Dejvid Ballkanik”. Marrëveshja e Uashingtonit, pastaj do hap dyert e Kosovës në OKB: me koncesione diplomatike ndaj Rusisë, (Krimea); dhe Kinës, (Tajvani)”, ka shkruar Reka.