
Reka për librin e Walkerit për Reçakun: Zgjoi diplomacinë e përgjumur ndaj gjenocidit të Serbisë në Kosovë
20 prill 2025
| 11:07
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në provimin e librit të ambasadorit Walker: “Reçak; historia e një krimi lufte”, organizuar nga “Vatra”, Nju-Jork.
Ambasadori Reka ka theksuar se ky është rrëfimi i diplomatit amerikan, i cili zgjoi atëherë diplomacinë e përgjumur dhe soditjen e heshtur të botës ndaj gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
“Deklarata e tij për Reçakun, bindi botën që Serbia po bënte shfarosjen e tërë një populli dhe aktivizoi diplomacinë për të ndëshkuar regjimin gjenocidal. Thank You Ambassador Walker!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.