Reka përkujton të rënët në masakrën e Reçakut: Kosova nuk harron!
15 janar 2024
| 13:33
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka përkujtuar të rënët në masakrën e Reçakut, në 25-vjetorin e saj.
Reka ka thënë se masakra e Reçakut është një nga shumë krimet gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, të pandëshkuara nga gjyqësia ndërkombëtare.
“Çerekshekull nga masakra e Reçakut. Një nga shumë krimet gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, të pandëshkuara nga gjyqësia ndërkombëtare. Drejtësia e vonuar është padrejtësi. Kosova nuk harron!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.