Reka pjesë e shënimit të 112-vjetorit të shënimit të Pavarësisë së Shqipërisë në Nju-Jork
27 nëntor 2024
| 14:38
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Nju-Jork, ku edhe është lartësuar flamuri shqiptar.
Ai ka treguar se ka marrë pjesë edhe në akademinë solemne, e cila është organizuar nga shqiptaro-amerikani, Mark Gjonaj.
“Në Nju Jork, u festua 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Fillimisht në praninë e prefektit të Nju-Jorkut, Eric Adams dhe ambasadorëve të Shqipërisë në OKB dhe në Uashington, Suela Janina dhe Ervin Bushati, u ngrit flamuri shqiptar e në Këshillin e Qytetit u mbajt akademi solemne nën drejtimin e veprimtarit shqiptaro-amerikan, Mark Gjonaj”, ka shkruar Reka në “Facebook”.