
Reka, pjesë e takimit në nderim të viktimave ukrainase të dhunës seksuale nga forcat ruse
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka postuar fotografi në “Facebook” së bashku me nënsekretaren e përgjithshme të OKB-së, Rosemary DiCarlo dhe ambasadoren Melanne Verveer, në eventin “Honoring survivors & advancing justice” të Georgetown Institute for WPS, në nderim të viktimave ukrainase të dhunës seksuale nga forcat ruse, në javën e “69th Commission for CSW” të OKB-së.
“Në praninë e nikoqires, ambasadores Melanne Verveer, të nën-sekretares së përgjithshme të OKB-së Rosemary DiCarlo, ndihmës SP të OKB-së, Shoko Noda, zv. MPJ të Ukraines Mariana Betsa, ambasadorëve të shteteve anëtare të OKB-së dhe përfaqësuesve të organizatave ukrainase, fola për dhunimet e grave shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës, si pjesë e gjenocidit të shtetit serb kundër popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori Reka.