Reka pret në takim drejtorin e Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të zbatimit të ligjit
19 tetor 2023
| 19:17
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur në takim drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, kolonelin Gazmend Hoxha dhe përfaqësuesit e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të zbatimit të ligjit.
“Në emër të kësaj shoqate, kryetari i saj Elton Shametaj, i dorëzoi drejtorit Hoxha, çekun për familjen e heroit të vrarë Afrim Bunjaku, gjatë agresionit terrorist kundër Republikës së Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” Reka.