Reka pret në takim historianin që zhveshi historiografinë serbe, Noel Malcolm
13 maj 2024
| 19:36
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka pritur në takim historianin e Oksfordit dhe të Akademisë Britanike, Noel Malcolm.
Reka ka shkruar në “Facebook” se Malcolm me librin e tij ‘Kosovo, a short history’, zhveshi historiografinë serbe.
“I nderuar të prisja sot një mysafir të veçantë: Noel Malcolm, historianin e Oksfordit dhe të Akademisë Britanike. Në vitin 1998, libri i tij: ‘Kosovo, a short history’, zhveshi historiografinë serbe, me mitet falso për Kosovën. I botuar në vitin kur kishte shpërthyer lufta çlirimtare në Kosovë, libri i tij ishte shpjegimi për botën, se pse luftohej për liri. Thank You Sir Malcolm!”, ka shkruar Reka.