Reka priti në takim Kurtin
08 maj 2020
| 16:58
Ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur sot në takim kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Reka përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se ishte kënaqësi për të ta pret në takim kryeministrin.
“Gjatë takimit të përzemërt me stafin e ministrisë sonë, e njoftuam kryeministrin Kurti për punën që po bëjmë dhe në kohë pandemie, si dhe për komunikimin tonë të pa ndalur me institucionet evropiane në Bruksel”, ka shkruar ministrit Reka.
(Q.R / Epoka e re)