Reka: Serbisë i nevojitet çlirimi postkolonial
01 nëntor 2019
| 15:14
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka thënë se Kosova u çlirua prej Serbisë, por jo edhe Serbia prej Kosovës.
Sipas tij, Serbisë i nevojitet çlirimi postkolonial, i cili nuk bëhet me retorika kolonialiste, si ajo e Daçiqit mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB.
“Vetëvendosja de-kolonizuese. Kosova u çlirua prej Serbisë, por jo edhe Serbia prej Kosovës. Serbisë i nevojitet çlirimi postkolonial, i cili nuk bëhet me retorika kolonialiste, si ajo e Daçiqit mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Vetëvendosjen de-kolonizuese, e ligjëroja para 5 vitesh në Fakultetet Juridike të Universitetit të Bolonjës dhe Universitetit të Kalabrisë”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.