Reka takohet me ambasadoren e ShBA-së në OKB në kuadër të debatit mbi të ardhmen e politikës së jashtme amerikane
21 qershor 2024
| 14:50
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasador Blerim Reka është takuar me përfaqësuesen e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Linda Thomas Greenfield.
Reka ka thënë se me ambasadoren amerikane është takuar në kuadër të debatit mbi të armen e politikes së jashtme amerikane.
“Me ambasadoren Linda Thomas Greenfield, përfaqësuese e përhershme e ShBA-së në OKB, mbrëmë në debatin në NCAFP, mbi të ardhmen e politikës së jashtme amerikane dhe multilateralizmin”, ka shkruar Reka në “Facebook”.