Reka takohet me njërin nga 50 rabinët më inspirues botëror

19 prill 2023 | 13:25

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit,  ka pritur në takim zëvendëspresidentin e bordit të rabinëve të Nju-Jorkut, Joseph Potasnik, i cili është njeri nga 50 rabinët më inspirues botëror, rabinën Diana Gerson dhe Henry Levy, botues i “The Jewish Pos”.

Reka ka thënë se nga mysafirët ka marrë falendërime për Kosovën dhe Shqipërinë për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Me rastin e Holocaust Remembrance Day, dje prita rabinin Joseph Potasnik, zëvendëspresident i Bordit të Rabinëve të Nju Jorkut dhe njërin nga 50 rabinët më inspirues botëror. Në takimin ku ishin edhe Rabinja, Diana Gerson dhe Henry Levy, botues i ‘The Jewish Pos’, ata falënderuan Kosovën dhe Shqipërinë për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vetësakrifica e shqiptarëve mbi besën e dhënë, nuk e dorëzoi asnjë hebre në duart e nazistëve. Kjo e vërtetë historike për shpëtimin e hebrejve nga shqiptarët duhet t’u tregohet gjeneratave të reja, tha Rabini Potesnik”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në nderim të 18 Prillit, ditës së Dëshmorëve të Komunës…