![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/reka-2.jpg)
Reka takohet me përfaqësuesen e përhershme të Danimarkës në OKB, rikonfirmojnë raportet bilaterale
12 shkurt 2025
| 15:20
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka ka bërë me dije se është takuar me përfaqësuesen e përhershme të Danimarkës në Organizatës Kombeve të Bashkuara (OKB), Christina Markus Lassen.
Reka ka thënë se në këtë takim kanë rikonfirmuar raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Danimarkës.
“Nga takimi me ambasadoren Christina Markus Lassen, përfaqësuese e përhershme e Danimarkës në OKB. I urova mandatin dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB (2025-2026) dhe bashkë rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale”, ka shkruar Reka në “Facebook”.