![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/reka-4.jpg)
Reka takohet me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor
Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka ka takuar përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar nga Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Në këtë takim u diskutua stabiliteti i Ballkanit, aspiratat Euro-Atlantike të Kosovës si pjesë e rajonit, sfidat e sigurisë nga akterët jo Euro-Atlantik, si dhe domosdoshmërinë e përfundimit të përfshirjes së tërë Ballkanit brenda hapësirës Euro-Atlantike.
Përfaqësuesi Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad e njoftoi Ministrin Reka për bashkëpunimin e ri të Norvegjisë për të mbështetur Presidencën kroate për vendet e Ballkanit Perëndimor me ekspertizë në përgatitjen e tyre më të shpejtë për rrugën e tyre integruese.
Së fundi, palët u dakorudan në vazhdimin e zbatimit të Projektit të Norvegjisë në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve në zbatimin efektiv të saj.