Reka takohet me Zbogarin në Nju-Jork, rikonfirmojnë raportet e shkëlqyera Kosovë-Slloveni
05 janar 2024
| 16:28
Shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka është takuar me ambasadorin Samuel Zbogar, i cili është përfaqësues i Sllovenisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Reka ka bërë me dije se me Zbogarin kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Sllovenisë.
“Sllovenia, nga 1 janari, filloi mandatin dyvjeçar si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dje, i urova ambasadorit Samuel Zbogar, përfaqësuesit slloven në Këshillin e Sigurimit, detyrën e re. Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale midis Kosovës dhe Sllovenisë”, ka shkruar Reka në “Facebook”.