
Reka takon ambasadorin e BE-së në OKB: Kosova, orientim strategjik anëtarësimin në BE
19 mars 2025
| 14:17
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar ambasadorin e BE-së në OKB, Stavros Lambrinidis.
Reka gjatë këtij takimi ka theksuar se Kosova ka orientim strategjik anëtarësimin në BE.
“Nga takimi i djeshëm me Stavros Lambrinidis, Ambasador i BE-së në OKB. Republika e Kosovës me orientim strategjik euro-atlantik dhe me synim: anëtarësimin në BE; është kampion i rajonit për demokraci, sundim të ligjit, të drejta të njeriut e me kushtetutën më të avancuar për mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare”, ka shkruar Reka në “Facebook”.