Reka takon ambasadorin e ShBA-së në OKB për Çështje Speciale Politike

18 gusht 2023 | 21:50

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka të premten ka takuar ambasadorin e ShBA-së në OKB për Çështje Speciale Politike, Jeffrey DeLaurentis.

“Nga takimi me Jeffrey DeLaurentis, ambasadorin e SHBA në OKB për Çështje Speciale Politike”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Ambasadori Reka çdo ditë është duke takuar personalitete të shteteve të ndryshme, që Kosova tashme ka raporte të mira bilaterale por edhe personalitete të shteteve që ende nuk e kanë njohur shtetin tonë.

Reka një ditë më parë takoi Gabriele Caccia, përfaqësuesin e Përhershëm të Vatikanit në OKB.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Qeveria Kurti…